Qumështin e lopës apo qumështin e dhisë? Kë rekomandojnë ekspertët

10 nëntor 2022 | 11:05

Ekziston debat i vazhdueshëm se a është më i shëndetshëm konsumimi i qumështit të dhisë apo qumështit të lopës. Edhe pse qumështi i dhisë me qumështin e lopës kanë ngjashmëri të caktuara, ata janë edhe shumë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj.

Në aspektin e strukturës, qumështi i dhisë është i homogjenizuar në mënyrë natyrale (rruazat e yndyrës mbeten të pezulluara në qumësht) ndërsa tek qumështi i lopës këto rruaza kanë tendencë të jenë më të mëdha dhe rriten në sipërfaqe të qumështit.

Shumë njerëz që ju shfaqet alergji nga qumështi i lopës, ata mund të pinë qumësht dhie pa e pasur këtë problem. Portali AskDrSearfs.com sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të faktit se qumështi i dhisë përmban sasi të vogla të alfa S1, një proteinë alergjike të cilën qumështi i lopës e ka në sasi të lartë.

Qumështi i dhisë gjithashtu përmban më pak laktozë sesa qumështi i lopës dhe kjo mund të jetë një alternativë për ju nëse jeni intolerant ndaj kësaj materie.

Sipas AskDrSears.com, qumështi i lopës përmban afërsisht 13 për qind më pak kalcium sesa qumështi i dhisë. Kalciumi siç e dimë është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e eshtrave dhe mbajtjen e tyre të fortë.

Sipas AskDrSears.com, kur të konsumoni qumështin e lopës, ju konsumoni proteina të cilat janë vështirë për tu tretur, ndërsa qumështi i dhisë këto proteina i ka të buta dhe lehtë për tu tretur.

Qumështi i lopës përmban 10 për qind më shumë acid folik sesa ai i dhisë, dhe nëse vendosni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht dhie, atëherë duhet të plotësoni këtë acid të rëndësishëm për organizmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka parashtruar një shkresë…