Argumente shtesë, mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit të mos vendos për vazhdimin e paraburgimit

10 nëntor 2022 | 11:04

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka parashtruar një shkresë të re gjyqtarit të procedurës lidhur me shqyrtimet e rregullta të vazhdimit të paraburgimit të ish-kryeparlamentarit të Kosovës.

Në vijimësi të disa temave që u ngritën nga mbrojtja e Veselit në seancën e fundit statutore, avokati ka kërkuar që “rishikimi i paraburgimit të tij të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje e veçantë e zbulimit që lidhet me shqyrtimin e paraburgimit të tij, e cila u ngrit në konferencën e pesëmbëdhjetë të statusit”.

Në shkresën e 7 nëntorit 2022, Emmersoni ka kërkuar që të caktohet sa më shpejt shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli pasi të jetë zgjidhur kërkesa e adresuar më lartë.

“Mbrojtja kujton se është urdhëruar të paraqesë kërkesën e saj për zbulimin në fjalë deri më 14 nëntor 2022; dhe një përgjigje, nëse ka, deri më 29 nëntor 2022. Mbrojtja kërkon që shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas vendimit rreth kësaj kërkese”, është thënë në dokument.

Në seancën e fundit, avokati Ben Emmerson ka përmendur materiale që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë dhe asaj ruse.

“Dua t’i them kërkesat e bëra në vijim: E para që ju të shtyni marrjen e vendimit për materialet e rregullit 103 që kanë të bëjnë me falsifikimet e shërbimeve të inteligjencës së Serbisë në dritën e çështjeve që u ngritën në seancë private, dhe në këtë kërkesë do të përfshihen falsifikimet jo vetëm të shërbimeve të Serbisë por edhe të Rusisë”, ka thënë Emmersoni.

Pas kësaj fjalie, dhe para se kjo të ishte publike, seanca ishte krejt private dhe e redaktuar.

Emmersoni ka kërkuar nga gjykatësi që në formë emergjente të shqyrtojë edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë…