Tahiri ‘thumbon’ Kusari-Lilën që foli në gjuhën serbe në Kuvend: Unë s’di serbisht

10 nëntor 2022 | 10:56

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë ka nisur me debatin e hapur parlamentar, meqë rast fjalën si fillim e mori shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka nisur të flasë për situatën e krijuar në veri të vendit, si dhe braktisjen e institucioneve të Kosovës nga zyrtarët e nacionalitetit serb.

Por në fjalim e sipër, Kusari-Lila, ka filluar të flasë në gjuhën serbe.

Siç duket Kusari-Lila ka vendosur që të tingëllojë paksa si kryeministri Albin Kurti, i cili në shumë raste zgjodhi që t’u drejtohet serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.

Kusari-Lila ka folur për gjendjen në veri dhe situatën e krijuar pas dorëheqjeve nga zyrtarët policorë, deputetëve të Listës Serbe, kryetarëve të komunave me shumicë serbe, prokurorëve, gjyqtarëve, anëtarëve të KQZ-së e shumë zyrtarëve të tjerë të dorëhequr.

Por pas kësaj, në foltoren e Kuvendit të Kosovës doli i pari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri.

Si fillim Tahiri ka thënë se s’di gjuhën serbe, kësisoj do flasë shqip.

“Unë s’di me fol serbisht, kështu që po vazhdoj shqip”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe kryeministri Kurti disa herë radhazi ka kërkuar nga serbët që t’u kthehen institucioneve të Kosovës, e të mos i braktisin ato. Ngjashëm Kurti kishte bërë thirrje që serbët në Kosovë të konvertojnë targat e automjeteve nga ato ilegale në RKS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur, Saman Yasin, është dënuar me vdekje pasi…