Akuzohet për “luftë” kundër Zotit, reperi dënohet me vdekje (FOTO)

10 nëntor 2022 | 10:54

Reperi i njohur, Saman Yasin, është dënuar me vdekje pasi protestoi kundër regjimit Mullah në Iran.

“Dialy Mail” shkruan se 27-vjeçari u arrestua në fillim të tetorit në një demonstratë në Teheran dhe tani është dënuar me vdekje. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, akuza ndaj tij është “luftë kundër Zotit”.

Në momentin që një gjykatës ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e tij, reperi është fotografuar teksa mban duart në kokë.

Akuzohet për “luftë” kundër Zotit, reperi

Saman Yasin, nga Kermanshah, i cili jetonte në Teheran, u arrestua dhunshëm në shtëpinë e tij më 2 tetor të vitit 2022.

Ndërkohë më 29 tetor, ai u dënua me vdekje në degën e 15-të të Gjykatës Revolucionare Islamike nga gjyqtari, Abolqasem Salavati, pa praninë e familjes apo të ndonjë avokati.

Në ligjin islamik, kjo i referohet edhe protestave kundër autoriteteve. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1000 persona janë akuzuar që nga shpërthimi i protestave mbarëkombëtare në Iran. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës gjyqësor të martën, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Isna.

Akuzohet për “luftë” kundër Zotit, reperi

Ndërkohë një burim anonim tha për mediat kundër regjimit se familja e Samanit ishte kërcënuar të mos flisnin për dënimin e tij me vdekje. Është e paqartë se kur do të ekzekutohet reperi.

Ndërkohë kujtojmë se protestat në Iran erdhën nga vdekja e vajzës 22-vjeçare Mahsa Amini. Kjo e fundit u arrestua për shkelje të kodeve islame të veshjes. 22 vjeçarja vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator. Që nga vdekja e saj, dhjetëra mijëra kanë demonstruar në të gjithë vendin kundër qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në…