Kusari-Lila i drejtohet serbëve në serbisht: Përfaqësuesit tuaj lëshuan Kuvendin, ata mbesin të përkushtuar ndaj Vuçiqit

10 nëntor 2022 | 10:53

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në hapje të fjalimit të seancës së Kuvendit të Kosovës është deklaruar lidhur me situatën në veri.

Kusari-Lila iu është drejtuar serbëve në gjuhën serbe, duke thënë se përfaqësuesit e tyre kanë lëshuar Kuvendin e Kosovës dhe se nuk kanë përfaqësuar të drejtat e tyre gjatë mandatit.

“Përfaqësuesit tuaj e kanë lëshuar Kuvendin, për të cilin në këtë Kuvend nuk janë përkushtuar për të drejtat e juaja. Ata kanë qenë dhe mbesin të përkushtuar për Vuçiqin dhe strukturat kriminale. Të njëjtit ju cenojnë nga urdhrat e shtetit të Serbisë, të cilët nuk respektojnë të drejtat e pakicave në shtetin e tyre”.

“E njëjta politika iu ka detyruar që të lëshoni punë. E njëjta politikë ju shqetëson duke ju larguar nga integrimi nga ky shtet”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se pajtohet…