
Quni ia ofron Berishës pozitën e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Mbrojtjes
05 shkurt 2020
| 11:46
Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pranuar detyrën e ministrit nga paraardhësi i tij, Rrustem Berisha.
Me rastin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së re, Quni ia ka bërë një ofertë Berishës.
Quni si ministër i Mbrojtjes i propozoi Berishës detyrën e këshilltarit të lartë politik në kabinetin e tij.
Ndërsa Rrustem Berisha është shprehur se do ta pranojë këtë ofertë pavarësisht që lidhur me këtë propozim nuk kanë diskutuar paraprakisht fare.