Quni: Interesi më i madh për vrasjen e Krasniqit ishte nga Beogradi

25 shtator 2018 | 23:18

Bashkëpunëtori i kolonel Ahmet Krasniqit, Anton Quni, ka thënë se shteti shqiptar ka bërë hetime sipërfaqësore pas vrasjes së Ahmet Krasniqit.

Ai në “Debat Plus”  në “RTV Dukagjini” ka thënë se dyshimi kryesor është se urdhëri për vrasjen e Ahmet Krasniqit ka ardhur nga Beogradi.

“Interesi më i madh ishte i Beogradit, sepse ata nuk dëshironin që një figurë e tillë të ngrinte kapacitete ushtarake që më pas do të luftonte forcat e tyre ushtarake”, ka deklaruar ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë se megjithatë nuk duhet anashkaluar edhe faktorët dhe raportet e tjera, që janë zhvilluar në Shqipëri.

“Nuk duhet lënë anash edhe faktorët dhe raportet tjera që janë zhvilluar në Shqipëri, duke filluar edhe prej profiterëve të luftës, pasi lufta e ka koston e lartë. Lufta ka nevojë për pajisje të kohës, armatim, teknologji të sofistikuar”, ka shtuar ai.

Quni ka thënë se jo gjithmonë porositë dhe dërgesat e armëve dhe parave kanë arritur në destinacion.

“Është një pistë që edhe kjo duhet hetuar”, thekosi ai.

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit ka thënë se janë edhe një mori pistash të mundshme që mund të dërgojnë në zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit.

“Raportet e Ministrisë së Mbrojtjes me Drejtorinë Politike të UÇK-së nuk kanë qenë të mira. Ata jo gjithmonë kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Duhet të hetohet edhe kjo pistë e mundshme për vrasjen e Ahmet Krasniqit”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opsione të reja për shpërndarjen e fotografive Kompania e “Instagram”,…