Quni: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti

18 tetor 2021 | 12:53

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka deklaruar se kjo parti nuk ka vija të kuqe për balotazh.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilën parti.

“Kemi shpreh gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me gjitha partitë. Me asnjë parti nuk kemi vija të kuqe”, ka thënë Quni për “Klan Kosova”.

Pas numërimit të mbi 98 për qind të votave në Prizren, kandidati i LV-së Mytaher Haskuka prin me 40.12.

Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.29 për qind, kurse i treti është kandidati i LDK-së, Anton Quni me 15.11 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka zyrtarizuar kalendarin e garave të…