Quni: S’keni parë gjë akoma

17 prill 2021 | 17:00

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku policia në mëngjes shkoi në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri lidhur me hulumtimin e publikuar për vaksinat.

Quni ka thënë se java e përmbyll me linçimin ndaj mediave, e që sipas tij ky është vetëm fillimi dhe s’është parë gjë akoma.

“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyrave të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për ‘mbrojtje të sekretit shtetëror’. Ky është vetëm fillimi. Ende asgjë s’keni parë. Ngrite zërin, mos hesht”, ka shkruar Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…