Quni transferohet në Norvegji

06 dhjetor 16:31

Njëri prej lojtarëve kryesorë të Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Luigj Quni ka bërë transferim të rëndësishëm për karrierën e tij. Quni ka kaluar nga skuadra e Zvicrës, Pfadi Winterthur te ajo e elitës së Norvegjisë, OIF Arendal.

Lëvizja e tij është zyrtarizuar dhe Quni mund të debutojë në kampionatin norvegjez që në fundjavë. Norvegjia e ka hendbollin shumë të zhvilluar dhe kalimi në këtë vend pritet të jetë hap i rëndësishëm për karrierën e Qunit, njërit prej lojtarëve luftarakë të Kosovës.

Quni luan në pozitën e pivotit dhe shquhet për angazhimin dhe luftën për çdo top. 23-vjeçari është zhvilluar shumë te Pfadi Winterthur, që është njëra prej skuadrave më të mëdha në Zvicër. Por ka vlerësuar se është koha për hap të ri në karrierë.

Trajneri i Arendalit, Marinko Kurtoviq ka folur fjalë të mira për Qunin.

“Është lojtar shumë i fortë fizikisht. Ai mund t’u ofrojë lojtarëve tjerë mundësi më të mëdha dhe po ashtu shton opsionet afër vijës”, ka thënë trajneri i skuadrës norvegjeze. Ai është impresionuar me Qunin si njeri dhe si lojtar i hendbollit. “Quni përfshihet në mënyrë perfektë në profilin tonë, si person dhe si lojtar. Ai ka karakter shumë të fortë”, ka deklaruar Marinko Kurtoviq.

Kjo është lëvizje e rëndësishme e Qunit para se ai të grumbullohet me Kombëtaren tonë për ndeshjet që i kemi në janar. Arendali luan rregullisht në gara evropiane. Në kampionatin norvegjez e mbanë vendin e tretë me 14 pikë nga 11 ndeshje. Skuadra e parë i ka 17 pikë. Në vitet 2015 e 2016 Arendali ishte kampion i Norvegjisë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtori i…