Përurohen ambulancat e reja specialistike në Spitalin e Gjilanit

06 dhjetor 2019 | 16:23

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu përuruan të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ambulancat e reja specialistike.

Ministri Ismaili ka thënë se me investimet e bëra në këto ambulanca, është krijuar një ambient pune mjaft mbresëlënës.

“Kur kemi ardhur në fillim ka qenë mjaftë i zymtë ambienti i punës dhe me këtë investim janë “krijuar kushtet për pacientët dhe personelin shëndetësor si dhe është bërë digjitalizimi për pacientët që mos të presin në radhë. Është bërë një modernizim i shërbimeve shëndetësore”, ka deklaruar ministri Ismaili.

Image preview

Ai ka theksuar se në ambulancat specialistike kërkohen shumë shërbime, andaj ato duhet të jetë një ambient modern dhe me kualitet të lartë. “Uroj për pacientët e Gjilanit që do të kenë një ambient mjaft të mirë për marrjen e shërbimeve”, është shprehur ai.

Image preview

Ndërkaq drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se hapja e ambulancave specialistike në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka qenë premtim i vitit të kaluar në kuadër të SHSKUK-së.

“Në ambulancat e reja është bërë digjitalizimi si dhe janë krijuar kushtet më komode për punë. Kjo do të jetë ndihmesë e madhe ku ofrohen shërbimet shëndetësore sekondare cilësore. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë në përkrahje të të gjithave projekteve”, ka thënë Sejdiu.

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka…