Quni tregon se si do të veprojë nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj tij (video)

02 shkurt 2018 | 19:32

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ftuar në “Ditë Mbas Dite” të “Rrokum TV” ka folur për tema të ndryshme politike dhe ka evokuar momente nga lufta e fundit në Kosovë.

Quni ka folur për fjalimin e tij në Kuvend, kur u rrëzua “Qeveria Mustafa”.

“Ai fjalim ishte në vazhdën e bindjeve dhe vleresimeve të mia për persona te caktuar”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti Quni ka komentuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale për Kosovën.

“Kam qene i bindur se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të realizohej ”, thekso ai, duke shtuar se, LDK-ja ka qenë totalisht e përjashtuar nga këto zhvillime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës…