Qysh mundet dikush t’i thotë vetes veteran, kur asnjë minutë nuk e ka veshur uniformën e UÇK-së

14 prill 2022 | 23:52

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë e dinë se Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë.

Haxhiu ka theksuar se listat e veteranëve janë fryrë.

“Unë besoj që në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje”, ka thënë Haxhiu.

“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ministrja Haxhiu në një intervistë për RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste në Europa League dhe Conference League.…