Qytetarët e Kosovës kanë mbi 5 miliardë euro depozita

31 tetor 2022 | 08:41

Dita Botërore e Kursimeve kremtohet për gati një shekull me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave për ekonomitë moderne dhe individët, ndërsa sot premton se edhe kursimi më i vogël mund të jep përfitime të konsiderueshme në të ardhmen.

Kjo ditë kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.

Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.

Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970.

Qytetarët e Kosovës i kanë borxh bankave komerciale 4.2 miliardë euro, deri sa vlera e depozitave ka shkuar në mbi 5 miliardë euro.

Kështu thuhet në raportin “Raporti i Informatave Mujore të Sistemit Financiar, gusht 2022“, duke shtuar se shuma më e madhe e depozitave është te ekonomitë familjare.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bizneset kanë të depozituara rreth 1 miliard euro, me një rritje mesatare vjetore mbi 10 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike buxhetin për…