Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Zvicër vetëm nëse janë të vaksinuar

12 shtator 2021 | 14:15

Zvicra ka shtrënguar masat për ata që hyjnë në këtë vend.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se nga nesër qytetarët e Kosovës për të hyrë në Zvicër duhet të kenë kartelën e vaksinimit, ose të jenë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga autoritetet përkatëse.

Sipas Ambasadës personat që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë vetëm në situata ku hyrja është shumë e nevojshme.

Forcimi i masave nga Zvicra ka ardhur pa rritjes së rasteve me koronavirus dhe po ashtu mbushjes së spitaleve me pacientë. Kryesisht kjo rritje i është adresuar qytetarëve nga shtetet e Ballkanit që kanë qenë në vendlindjet e tyre në pushime e më pas janë kthyer të infektuar. “Që nga 13.09.2021, ka kufizime të reja për qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës që mund të ofrojnë në nisje/ardhje dëshmi se janë vaksinuar, me një vaksinë të pranuar sipas rregulloreve, mund të hyjnë në Zvicër me një vizë valite. Po ashtu merrni shënim se personat që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë vetëm në raste ekstreme kur është shumë e nevojshme, sipas rregullave të Sekretariatit të Shtetit të Zvicrës për Migrim”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së  Zvicrës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë javës që po e lëmë pas, në Kosovë janë…