Qytetarët e Rahovecit me kërkesa të shumta për kryetarin Latifi

07 qershor 2022 | 11:15

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve.

Takimet publike të radhës, Latifi i ka mbajtur në Lagjen I, Lagjen II dhe Lagjen III.

Kryetari Latifi para banorëve ka paraqitur projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.

Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Furnizim i mjaftueshëm me ujë dhe rrymë, efiçienca e shkollave, rregullimi i shtretërve të përrenjve, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Edi Reja u shfaq i kënaqur me paraqitjen e…