Qytetarët e Skenderajt respektojnë mbajtjen e distancës fizike

24 mars 2020 | 13:46

Komuna e Skenderajt, ka bërë me dije se qytetarët e kësaj komune janë duke e mbajtur distancën fizike mes tyre gjatë pritjes për të marrë asistencën sociale.

Kjo komunë ka theksuar se vetëdijesimi i qytetarëve për zbatimin e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 është garanci që na siguron triumfin mbi betejën e përbashkët që kemi.

Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar Stacionin Policor në Skenderaj për punën e shkëlqyer në ruajtjen e rendit e ligjit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me…