Qytetarët e vaksinuar të Kosovës nuk do të karantinohen kur të shkojnë në Angli

08 tetor 2021 | 11:58

Të gjithë qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë në Britani të Madhe nuk do të karantinohen kur të arrijnë atje.

Kështu ka deklaruar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Lajm i mirë. Nga e hëna e 11 tetorit qytetarëve të vaksinuar nga Kosova nuk do t’iu duhet të karantinohen dhe nuk do t’iu kërkohet testi PCR për të hyrë në Angli. Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si dëshmi e vaksinimit. Rregulla të tjera aplikohen për hyrjen në Skoci, Wales dhe Irlandën Veriore”, është në njoftimin e ambasadës britanike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar…