Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve

08 tetor 2021 | 11:55

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga pozita e tij.

Lajmin për shkarkim e ka konfirmuar vetë Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shkruar se nëse nuk bëhesh i dëgjueshëm ndaj bordeve politike, atëherë do të shkarkohesh.

“Pas 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqpërdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të shkarkojnë. Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë workshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të shkarkojnë”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamiltoni, shtatë herë kampion bote në Formula 1, në…