Qytetarët falënderojnë Shaqir Totajn dhe drejtorin Çelë Lamaj për shenjëzimin e rrugës në lagjen e tyre

02 maj 2023 | 18:36

Alajdin Fusha i cili jeton në lagjen “Emin Pasha” të Prizrenit, ka falënderuar kryetarin e komunës, Shaqir Totajn dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, për punën e shkëlqyer që kanë bërë në lagjen e tyre.

Punimet në rregullimin e rrugës dhe shenjëzimin e saj kishin nisur qysh ne qeverisjen e Mutaher Haskukës por nga neglizhenca ato kishin ngecur, dhe me ardhjen në pushtet të PDK-së, punimet janë realizu 100 %, sipas kërkesës së banorëve.

“Është një fjal e urtë popullore “Trimin vraje, por mos e shaj”, ka shkruar ndër tjera Fusha.

Njoftimi i plotë i tij:

Është një fjal e urtë popullore “Trimin vraje, por mos e shaj”.

Si banor i lagjes dëshiroj të falenderoj kryetarin Shaqir Totaj dhe drejtorin Çelë Lamaj për punën e shkëlqyer që kanë bërë në lagjen tonë.

Shenjëzimet e fundit të shumëfolur neve si banorë na kanë ofru një siguri shtesë, sepse nga dita e shenjëzimit makinat që kalojnë nga kjo lagje po e ulin shpejtësinë dhe po ndalen në shenjat aty ku janë për kalimtarët.

Këto vetëm ne që jetojmë në këtë lagje e dijmë.

Vlen të ceket se kjo lagje ka filluar të punohet në kohën e qeverisjes lokale të kaluar dhe që kjo qeverisje është ballafaquar me shumë protesta dhe pakënaqësi nga banorët e lagjes tonë, përkundër protestave dhe pakënaqësive nuk kanë aritur të përfundojnë këtë lagje.

Erdhi kryetari Shaqa me ekipën e tij e na shpëtoji nga lloqi, pluhuri dhe rreziku duke marrë punën me seriozitet dhe dinjitet.

Sot lagjja jonë është e pastërt, me shenjizime të komunikacionit dhe siguri të plotë.

Falenderohemi Talentit dhe Drejtorit Lamaj për punën e palodhshëm të tyre, shumë respekt nga lagjja jonë.

Në foto mund të shifet qartë qysh ka qenë lagjja jonë në kohën e qeverisjes lokale të kaluar dhe si është sotë, pra fotot flasin vet.

Ps. Kam të gjitha fotot dhe videot e protestave të mahallës dhe të punimeve se si kan shkuar nga dita e parë e deri në përfundimin e lagjes.

https://www.facebook.com/1230590969/posts/pfbid0PQrUWUuAq6PyMYjY6CFgJeZXBo6ijRvP34pojbqwJrttUoWmDC941YAb9LYYDZfxl/?mibextid=cr9u03

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar…