Qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

21 shtator 2021 | 09:13

Nga e marta qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Kështu thuhet një njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, MPB njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga e marta në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.

“Përderisa qytetarët të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari britanik dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah…