Qytetarët nga Kosova që kthehen në Gjermani e kanë obligativ testin për COVID-19

31 korrik 2020 | 17:14

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përrmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën.

NJOFTIM Të nderuar qytetarë të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutemi të keni parasysh…

Publiée par Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo sur Vendredi 31 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Wather ka publikuara parashikimin e motit për ditët në…