Qytetarët tanë në Karaçevë nuk do të jenë asnjëherë vet

08 gusht 2020 | 16:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karacevë të Kamenicës.

Limaj ka siguruar qytetarët e asaj pjese se nuk do të jenë asnjëherë vet.

Ai ka thënë se provokimet e herë pas hershme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it.

Ky është statusi i tij:

Qytetarët tanë në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.

Institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për gjithë në çdo pjesë të vendit.

Provokimet e herë pas hershme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…