Qytetari i Kosovës përplas për vdekje një 75-vjeçar në Fier

31 gusht 2022 | 18:52

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Levan-Tepelene në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Policia njofton se viktima është një 75-vjeçar, banues në Cakran, Fier.

Ndërkohë shoferi i makinës tip “Jeep” është shoqëruara në komisariat. Policia bën të ditur se shoferi  është 49-vjeç, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës së Listës Guxo…