Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

07 shkurt 2022 | 11:43

Më 6 shkurt rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49-vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Ramdan Rexhepi” në Ferizaj.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37-vjeçar nga Ferizaj.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agron Bakolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, është…