Qytetari nga Kaçaniku gjen disa holla, i dorëzon në polici

23 korrik 2021 | 11:59

Një qytetar nga Kaçaniku, Rrahim Loki, 65-vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave, afër xhamisë së këtij qyteti.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur).

“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga…