Qyteti lindor i Ukrainës bien nën pushtimin e plotë rus

25 qershor 2022 | 19:10

Qyteti lindor ukrainas i Severodonetsk është “plotësisht nën pushtimin rus”, tha të shtunën kreu i administratës ushtarake të qytetit, pas muajsh luftimesh rraskapitëse dhe të përgjakshme .

“Rusët emëruan një komandant të ushtrisë në kë qytet”, kanë thënë burimet e ndryshme.

Por qyteti është aq i shkatërruar sa do të jetë e vështirë për njerëzit të përballen me këtë situatë,” tha shefi i administratës ushtarake Oleksandr Striuk, shkruan CNN.

Zyrtarët ushtarakë rajonalë thanë të premten se trupat e fundit në Severodonetsk ishin urdhëruar të largoheshin, pasi ishte e pamundur të vazhdonin të mbroheshin pozicionet e tyre.

Kjo në fakt ia dorëzoi qytetin Rusisë dhe e vuri rajonin lindor të Ukrainës të Luhansk pothuajse plotësisht nën kontrollin rus.

Severodonetsk ishte një nga bastionet e fundit të mëdha ukrainase në zonë.

Serhiy Hayday, një komandant i lartë ushtarak në Ukrainën lindore, tha se ushtria mori vendimin për të evakuuar “sepse numri i të vdekurve në territoret e pafortifikuara mund të rritej çdo ditë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa më herët Rusia lëshoi një kërcënim për Lituaninë, vend…