R Kelly kërcënon me letër ‘viktimën’ e tij: Hiq dorë nga padia ose…

15 janar 2019 | 14:02

Një grua që e ka akuzuar R Kelly se e ka sulmuar atë seksualisht dhe e ka infektuar me herpes, ka pohuar se muzikanti e kërcënoi se do t’i zbulojë detaje të turpshme të jetës së saj seksuale nëse ajo nuk tërheq padinë.

Faith Rodgers, e cili vitin e kaluar e paditi Kelly, duke thënë se e kishte mbyllur atë në një dhomë si dënim për mos kënaqjen e tij dhe e kishte infektuar atë me sëmundjen seksualisht të transmetueshme.

Letra kërcënuese që thuhet se i është dërguar zonjës Rodgers, 21 vjeçe, tha se nëse ajo vazhdonte me padinë e saj, do të “nënshtrohej opinionit publik”. Avokatët e Kelly kanë pohuar se letra nuk është e vërtetë. “Letra nuk është shkruar nga Kelly, apo të jetë firmosur prej tij. Ai nuk shkruan letra”, ka thënë avokati i muzikantit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Kujtim Gashi ka pritur në takim familjen e legjendës,…