Ra në dashuri me refugjaten ukrainase që morën në shtëpi, babai i dy fëmijëve braktis gruan

22 maj 2022 | 19:28

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe.

Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre.

Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin.

Babai i dy fëmijëve është larguar me 22-vjeçaren ukrainase, me të cilën pohon se është dashuruar menjëherë dhe se ka vendosur të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofia nga ana tjetër, e cila u largua nga qyteti i Lviv, e ka quajtur gjithçka një dashuri me shikim të parë.

Që nga fillimi i luftës, miliona ukrainas janë larguar për shkak të pushtimit rus, duke gjetur strehim në vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, për 16 ditë me radhë, është duke…