Rabiot dhe Keita, afër shkëmbimit  

29 qershor 2022 | 16:10

Juventus po projekton një goditje të rëndësishme dhe mbi të gjitha pa shpenzuar asnjë cent.

“Zonja e Vjetër” ka nisur bisedimet me Liverpoolin dhe bëhet fjalë për një shkëmbim midis Adrien Rabiot dhe Naby Keita.

Të dy lojtarët janë “të ngjashëm”, kjo për faktin se, të dy janë 27 vjeç dhe të dy kanë hyrë në vitin e fundit të kontratave të tyre.

Gjithashtu, si Rabiot dhe Keita, për momentin kanë të njëjtën vlerë kartoni, 20 milionë euro, pra një shkëmbim i thjeshtë, nga i cili asnjëra prej skuadrave nuk do të ishte e detyruar të shpenzonte.

Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogba  Juventus po mendon këtë lëvizje që të “blindojë” mesfushën, ndërsa në krahun tjetër, Rabiot do të provonte një eksperiencë të re në Premier League, me nënkapionët e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori për…