Raci i PDK-së: Dilni dhe votoni me përgjegjësi për veten dhe Klinën tonë

14 nëntor 2021 | 12:20

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci tashmë ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

Raci ka votuar në njërën prej qendrave të votimit në Klinë, bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Ne e përmbushëm obligimin si qytetarë dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Klinës, që të dalin dhe të votojnë. Kjo është ditë shumë e rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e Klinës. Dilni dhe votoni me përgjegjësi për veten, për familjen, për brezat e rinj, shoqërinë dhe Klinën tonë”, ka thënë Raci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja…