Raci: Pritet që nesër qeveria të marrë vendim për subvencionimin e naftës

08 mars 2022 | 21:45

Opinionisti, Gazmir Raci në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rezervat shtetërore.

Ai u shpreh se do të duhej të ishte prioritet subvencionimit i grurit dhe lulediellit.

“Sot e lexova një artikull, në ditën kur ka ndodhur sulmi ndaj centralit bërthamor në Ukrainë, 1 ton grurë, është rrit në 447 dollarë, do të thotë është rritje brenda minutave në tregun ndërkombëtar. E pastaj, sot gjatë ditës e pash që Ministria jonë e Bujqësisë, para një ose dy jave kishte vendosur masa subvencionimi për grurin, deri në 200 %, e që mu duk interesant.

Do të thotë një ose dy javë më herët Ministri i Bujqësisë kishte thënë se për këtë vit do të ketë rritje të subvencionimit të grurit e që për mendimin tim do të ishte prioritet mbi prioritetet deri më tani çështja e grurit, e lulediellit, në mënyrë që të kishim rezervat tona shtetërore, jo vetëm për një javë, por më shumë se një javë”, u shpreh ai.

Raci tha se këto rezerva në vendin tonë janë shpenzuar për çështje që nuk janë të thirrura, përcjell Klankosova.tv.

“Mos të harrojmë se ne kishim rezerva shtetërore në të kaluarën të cilat janë shpenzuar për çështje që nuk janë të thirrura, për shembull ka pasur debat në Kuvendin e Kosovës, e mbaj mend vitin e kaluar kur është diskutuar për rezervat shtetërore, janë hapur rezerva shtetëtore dhe janë marrë mjete edhe në euro për me ndërtu përmendore të ndryshme nëpër Kosovë. Aq i kemi dhënë rëndësi kësaj çështje, kemi menduar se ne tani jemi të lirë, e kemi NATO-n dhe nuk duhet të përgatitemi”, tha ai.

Tutje, ai tha se pritet që gjatë ditës së nesërme, qeveria të marrë vendim për të subvencionuar naftën.

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodh, por shteti do të duhej të ishte një hap përpara zhvillimeve, duke përcjellur zhvillimet ndërkombëtare e analizat. Me sa kam dëgjuar unë, Qeveria sot gjatë gjithë ditës ka pasur diskutime të brendshme.

Dëgjova që nesër pritet të ketë një mbledhje të Qeverisë, pikërisht për këto masa që duhet të mirren, sidomos tash pasi kemi ngritjen e derivateve të naftës dhe sipas informatave që unë i kam pritet që qeveria nesër të marrë  vendim për ta subvencionuar naftën, e poashtu për të subvencionuar edhe disa elemente të tjera, si plehërat dhe luledielli, në mënyrë që bujqit tanë të koncentrohen edhe në këto elemente që janë të rëndësishme për jetën tonë”, u shpreh Raci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtyu çështjen e vendit të…