‘Radio Evropa e Lirë’ mbush 22 vjet
08 mars 2021
| 10:55
“Radio Evropa e Lirë”, programi në gjuhën shqipe, këtë vit shënon 22-vjetorin e themelimit.
Shërbimi në gjuhën shqipe, programi kushtuar Kosovës, ka nisur punën saktësisht më 8 mars të vitit 1999.
Emisioni i parë është transmetuar në orën 21:00.
Aktualisht “Radio Evropa e Lirë ka dy edicione informative të radios në ditë, në orën 12:00 dhe në orën 16:00.
Përveç faqes online, materialet e kësaj radioje publikohen edhe në rrjetet sociale në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe “Youtube”.
“Radio Evropa e Lirë” është radio e pavarur amerikane, e financuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.