Rafuna dhe Berisha diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të bizneseve vendore

11 shkurt 2026 | 12:59

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim drejtorin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha, për të diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të bizneseve vendore.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rritjes së qasjes në financa për ndërmarrjet, veçanërisht për NVM-të, përmes mekanizmave garantues që lehtësojnë kreditimin dhe nxisin investimet.

Të dyja palët u dakorduan për forcimin e koordinimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese për komunitetin e biznesit.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbeten të përkushtuara në krijimin e një mjedisi më të favorshëm financiar për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e sektorit privat në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën…