Valon Berisha transferohet te Zürichu
11 shkurt 2026
| 12:48
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën e re në karrierën e tij.
31-vjeçari është transferuar te FC Zürich në elitën e futbollit zviceran, ku ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Berisha zbarkon në Zvicër pas aventurës së tij me LASK Linz në Austri, ku kohët e fundit nuk ishte më pjesë e planeve kryesore të ekipit.



