
Rafuna: Kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRrE-ja ta pezullojë vendimin
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e sotme ka thënë se asnjë biznes nuk është kundër tregut të lirë, por kërkojnë fazë tranzicioni.
“E kemi një kërkesë të vetme, na jepni një fazë të tranzicionit, përgatiteni tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasur të gjitha vendet e Evropës, por edhe më gjerë që i kanë ndihmuar biznesit mos me vërejt asnjë efekt negativ, mos me ndikuar në ulje ose në mbyllje te biznesit”.
“Ne nuk jemi fajtorë që së pari nuk është përgatitë tregu, nuk kemi konkurrencë, kemi monopol. Nuk është asnjë biznes kundër daljes në treg të lirë, duam të kemi treg të lirë, duam konkurrencë, duam të dalim në treg të lirë me vullnetin tonë jo në mënyrë të dhunshme”, ka thënë Rafuna, duke thënë se qeveria nuk do të dalë fituese me injorimin që është duke ia bërë bizneseve.
Ai ka thënë se kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRrE-ja ta pezullojë vendimin.