Rafuna: Në mars afati i fundit për miratimin e buxhetit, më 1 prill s’mund të realizohet asnjë pagesë

07 dhjetor 2019 | 09:30

Qeveria e Kosovës gjatë muajit mars e ka afatin e fundit të dërgojë projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Në të kundërtën në muajin prill nuk do të mund të bëhet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat, mëditjet dhe mallrat e shërbimet.

Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, thotë për Ekonomia Online se pavarësisht a miratohet këtë vit buxheti apo jo, gjatë muajit janar dhe shkurt nuk do të ketë probleme financiare, pasi që Ligji për Menaxhimin e Financave Publike ua mundëson shfrytëzimin e buxhetit paraprak, pra atë të vitit 2019.

Nëse deri në muajin mars nuk do të këtë institucione të reja, sipas Rafunës në muajin prill nuk do të ketë asnjë pagesë të brendshme. E kjo do të paraqiste problem të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dritë shpirti më vjen kohë e fëmijërisë Aty ku…