Ragip Xhaka i dhuron kryetares së RDK-së, Arbnora Salihut, fanellën e Taulantit e Granitit

27 shkurt 2024 | 12:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të partisë, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bajrush Xhemajli, Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Ramiz Lladrovci dhe kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu etj., kanë marrë pjesë në tubimin madhështor për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Aargau që u organizua nga dega e PDK-së në Zvicër me kryetar Ragip Xhakën.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1 000 mërgimtarë, nga të gjitha sferat, përfshirë edhe zyrtarë të të gjitha niveleve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas përfundimit të këtij manifestimi madhështor është mbajtur një takimin i përbashkët i strukturave të PDK-së me kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër dhe me kryetarët e nëndegëve në këtë shtet helvetik. E pranishme në këtë takim ishte edhe kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu e cila u nderua nga kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, me fanellë të Taulantit dhe Granitit të cilët mbajnë numrin 34.

“Nga familja Xhaka, që na bënë krenar çdo ditë. Faleminderit për dhuratën Ragip, Granit e Taulant Xhaka”, ka shkruar ndër tjera znj. Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që…