
Ragip Xhaka: Trimi i PDK-së me numër 23, kandidati i duhur për Asamblenë e Prishtinës
03 tetor 2025
| 15:47
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka takuar kandidatin për asamblist të PDK-së në komunën e Prishtinës, Trim Syla, të cilit i ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar.
Xhaka ka thënë se Trimi vjen nga një familje e persekutuar politikisht dhe se kjo e bën të besueshëm për ta përfaqësuar lagjen “Emshir” në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai ka shtuar se Syla e meriton votën qytetare, pasi do të jetë zëri i banorëve për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Trim Syla garon me numër 23 në listën zgjedhore të PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ai është nga lagjja “Emshir” dhe njihet si njëri ndër aktivistët më aktivë të të rinjve në kryeqytet.