Rahimaj për zjarret në Kamenicë: Gjendje alarmante, deri më tani kemi intervenuar në 72 raste

28 mars 2022 | 17:16

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se komuna që drejton po përballet me gjendje alarmante nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të pyjeve.

Ai ka thënë se nuk dihet ende fajtori i këtyre zjarreve.

“Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet! Nga data 22 e këtij muaji, Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori. Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin. Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë. Është intervenuar në 72 raste për shuarje të zjarrit. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici, dhe raste të tjera që janë në hetime. Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente”, ka shkruar Rahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirën që…