Rahoveci fiton derbin ndaj Prishtinës

12 janar 2020 | 20:09

KB Rahoveci ka fituar derbin e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 70:57 (17:4, 16:13, 20:22, 17:18).

Ndeshja është përcjellur nga një numër i madh i tifozëve, duke shënuar në mënyrën më të mirë fillimin e stinorit pranveror.

Vreshtarët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar bindshëm çerekun e parë 17:4. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por vendasit ishin më të mirë, 16:13. Në periodën e tretë, dukej se Prishtina do të kthehet furishëm dhe pasi e filloi shumë mirë, sërish Rahoveci u kthye në lojë dhe kjo pjesë përfundoi 20:22. Dhjetëminutëshi i fundit ishte i barabartë, 17:18 dhe Rahoveci triumfoi në fund me rezultat 70:57.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Darell Davis me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Alban Veseli me 15 pikë dhe 10 kërcime, kurse te Prishtina më i miri në parket ishte debutuesi Jordan Johnson me 22 pikë.

Rahoveci tani ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina 13 fitore dhe katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keyeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, ka prezantuar raportin…