Rahoveci me lehtësi triumfoi ndaj Pejës

03 prill 2018 | 16:14

Rahoveci ka triumfuar ndaj Pejës me rezultat 99:85 (24:23, 24:14, 29:25, 22:23) në ndeshjen e fundit të xhiros së XXV të IP Superligës së Kosovës në basketboll. 

Më efikasit te Rahoveci ishin Tyler Deihl me 25 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, Mark Williams me 23 pikë, 11 kërcime e 4 asistime dhe Muhamed Hasani me 18 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Në anën tjetër te Peja më së shumti pikë kanë realizuar Beq Kovaqi, 30 pikë e 6 kërcime dhe Rron Grapci, 16 pikë e 10 kërcime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të vrasjes së martirit…