Syla bënë homazhe pranë lapidarit të Islam Kastratit

03 prill 15:59

Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të vrasjes së martirit nga fshati Nekoc, Islam Ramadan Kastrati, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, ka bërë homazhe te lapidari i këtij dëshmori në oborrin e shkollës së fshatit.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj ka thënë se vrasja e Islam Kastratit është dëshmia më e madhe se forcat serbe nuk kanë kursyer as nxënës të shkollave fillore.

Homazhe pranë lapidarit të dëshmorit kanë bërë edhe nxënësit dhe banorët e fshatit Nekoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar edhe…