Mujka: Investimet e KEDS-it, të rëndësishme për Mitrovicën

03 prill 2018 | 15:58

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, si dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë zhvilluar të martën një takim me drejtues të KEDS-it.

Në këtë takim temë diskutimi kanë qenë investimet e reja që pritet të bëhen gjatë vitit 2018 të KEDS-it në qytetin e Mitrovicës.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për dislokimin e trafove elektrike për disa fshatra të qytetit të Mitrovicës por edhe për projektet të tjera ku do të lehtësohet jeta e qytetarëve.

Me këtë rast, nënkryetari Mujka ka falënderuar drejtuesit e KEDS-it duke thënë se investime të këtij lloji janë shumë të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës në mënyrë që të kemi një gjendje stabile të energjisë elektrike.

Në vitin 2017 nga KEDS-i janë investuar më shumë se 1.1 milion euro, ndërsa për vitin 2018 pritet të investohen afër 1.8 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka…