Raketa kineze humb kontrollin, rrezikon zonat e banuara nga Nju-Jorku në Madrid

04 maj 2021 | 13:15

“Spacenews” raporton se një raketë kineze 21-tonëshe ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në Tokë në ditët e ardhshme duke rrezikuar dhe zonat e banuara.

Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.

Astronomi Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga Nju-Jorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re.

Sipas raportimeve, raketa 30-metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me një shpejtësi 6km/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e deputeti shumëvjeçar i…