
Raketa ruse bie pranë ushtarëve ukrainas (video)
06 prill 2023
| 08:47
Një video ku shihet një rakete që bie pranë ushtarëve ukrainas u shfaq në rrjetet sociale, por raketa nuk shpërtheu. Videoja dyshohet se është realizuar në Bakhmut, ku prej muajsh po zhvillohen luftime të ashpra.
Pak ditë më parë mercenarët e grupit Wagner njoftuan se e kishin pushtuar vetëm qendrën e qytetit, por kampi ukrainas e mohoi këtë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se situata në Bakhmut është veçanërisht e nxehtë, ndërsa vazhdojnë sulmet njëmujore ruse, që është beteja më e gjatë që nga fillimi i luftës.
Klikoni KËTU për ta parë videon.