Rama: Brenda majit hapemi tërësisht, përgatitemi për sezonin turistik

21 maj 2020 | 14:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se brenda majit vendi do të hapet tërësisht.

“Brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht. Kufijtë do të jenë të hapur dhe ne përgatitemi për sezonin turistik”.

“Jam i prekur nga dashuria e beftë për Teatrin. Meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria pa pritur u kthye në arenën ku përplasin bijtë e Shekspirit me regjimin e imagjinuar në filxhanin e ledit Makbeth e duke qene se jemi në një kohë ku përballemi me Covid u kujtoj atyre që kanë zgjedhur të përfshihen, jo për plan politik: Budallallëku dhe mençuria ngjiten njësoj aq lehtë sa sëmundjet. Nëse nuk do kishim bërë gjërat e duhura mbase nuk do ishim fare këtu, do ishim duke numëruar humbjet e jetës”, ka thënë Rama.

Më tutje, ai ka thënë nuk i bëjnë shumë përshtypje ata të cilët në këtë kohë pandemie e kanë quajtur diktator.

“Jeta më ka çuar njëherë për një të afërm në spitalin në Masaçuses, kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Dhe para syve të tij kam parë se si doja që të kthehej nga koma, dhe sot në atë spital numërohen 6 000 të vdekur. Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Dhe kostoja është rritja e numrit të atyre që tallen, që thonë se është lojë, të atyre që thonë se diktatori i mbylli shqiptarët brenda, të vuanin dënimin para TV-së. Po ju them se brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht. Kufijtë do të jenë të hapur dhe ne përgatitemi për sezonin turistik”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi,…