Rama dhe Çeku në takim me drejtorin e FES-it: LV-ja kundër themelimit të asociacionit

30 janar 2023 | 11:37

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama dhe sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku kanë pritur në takim drejtorin e FES-it për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Rene Schlee.

Në njoftimin për medie të LV-së është bërë me dije se gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV-së dhe FES-it ndër vite.

“U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV-së dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në EU dhe në botë. Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV-së kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”, ka njoftuar LV-ja.

Sipas LV-së, Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”, është theksuar në njoftimin e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të…