Rama e Thaçi prezantojnë disa të rinj që i janë bashkuar PDK-së

03 tetor 2019 | 23:23

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar disa anëtarë të Nismës Socialdemokrate.

Prezantimin e këtyre anëtarëve e kanë bërë kandidatët për deputetë, Rafet Rama dhe Evgjeni Thaçi.

“Ish-kryetari i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Prishtinë, Endrit Hoxha, me shokë e shoqe, të rinj e të reja nga Prishtina, sonte ju bashkuan familjes tonë politike më të madhe në vend, PDK-së. Kishim kënaqësinë që në emër të kryetarit Kadri Veseli, së bashku me deputeten znj. Evgjeni Thaçi – Dragusha, të mirëpresim dhe të ju dëshirojmë mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ish Kryetari i Rinisë së Nisma-s Socialdemokrate në Prishtinë Endrit Hoxha, me shokë e shoqe, të rinj e të reja nga…

Gepostet von Rafet Rama am Donnerstag, 3. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat…