Rama flet për kundërshtarin e PS-së: Ne nuk na mund dot askush

02 maj 2018 | 18:57

Në nisje të fushatës për llogaridhënie publike në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për kundërshtarin e vetëm të Partisë Socialiste (PS), që sipas tij është vetja.

“Kundërshtari i PS-së është vetja. Neve nuk na mund dot askush tjetër, kjo dihet. Ne duhet të jemi vetëkritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja. Ne duhet të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit ata që nuk e nderojnë PS dhe nuk e përfaqësojnë votën e atyre që i besuan PS-së. Ne duhet të mos tolerojmë askënd që kërkon ta mbajë peng këtë të avazit të vjetër të tepsisë së pushtetit duke e kthyer në pozicion të PS në një mundësi për të ushqyer interesat e veta, të mikut, shokut dhe askujt tjetër”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka mbajtur të mërkurën seancën e kolegjit…